Gjithsej 2.954 mërgimtarë tanë janë regjistruar për votim jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, sipas të dhënave të ueb-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve prej mbrëmë, janë pranuar 2.610, dy nuk janë përpunuar, ndërsa janë refuzuar 342. Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme në KSHZ më së voni deri më 21 mars, sipas Librit të afateve për zgjedhje, dorëzon aplikime nga shtetas tanë të parashtruara në përfaqësitë diplomatike – konsullore. Megjithatë, është e sigurt se votim do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale sepse nuk ka mjaftueshëm numër të të regjistruarve për zgjedhje të deputetëve.
Votimi për president më 24 prill dhe për rrethin e dytë më 8 maj, në bazë të aplikimeve të pranuara, duhet të organizohet në 24 vende. Që të organizohen zgjedhje në ndonjë nga përfaqësitë tona diplomatike – konsullore është e nevojshme që të regjistrohen të paktën dhjetë votues.