“Nuk janë të nevojshme vetëm reforma në drejtim të sjelljes së ligjeve të reja, por reforma që do të sjellin implementim të ligjeve ekzistuese në mënyrë që të kthehet besimi tek qytetarët”, porositi i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke shtuar se në këtë mënyrë do të nuk lejohej përsëritja e ngjarjeve të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, kur kjo ministri është përdorur për përmbushje të qëllimeve partiake.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Shumë punë do të ishin më ndryshe, ndoshta edhe nuk do të ndodhte 27 prilli nëse do të kishim mekanizëm të kontrollit të jashtëm, nëse do të kishim standarde ndaj të cilëve do të silleshim të gjithë ne. Si do që të jetë, 27 prilli 2017 duhet të jetë mësim për të gjithë ne, mësim për institucionet, mësim për bartësit e funksioneve se punët duhet që t’i vendosim brenda binarëve, t’i forcojmë kapacitetet demoktratike të institucioneve, të gjithë së bashku ta sjellim një sistem që do të garantojë shtet të sigurt”.
Spasovski më tej theksoi se ministria që ai drejton do të jetë model se si një institucion funksionon në mënyrë të pavarur dhe këtë e vërteton edhe fakti se nga korriku i vitit të kaluar dhe deri në prill të këtij viti, janë ngritur 31 padi penale ndaj 33 zyrtarëve policor që kanë kryer vepër penale të llojeve të ndryshme. /SHENJA/