Një dhëndër ka ekspozuar nusen në ditën e tyre të dasmës duke publikuar një video ku shihej duke e tradhtuar me kunatin e saj. Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në TikTok, duke shkaktuar bujë në internet. Ngjarja ka ndodhur në Kinë.
Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve që shohin të tmerruar, dëgjohet duke thënë: “A menduat se nuk e dija për këtë?” Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.
Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.