Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëri“Dhëmbë për dhëmbë” deri në sekondat e fundit! Iliri fiton edicionin e...

“Dhëmbë për dhëmbë” deri në sekondat e fundit! Iliri fiton edicionin e parë të “Big Brother VIP”

Iliri Shaqiri është zyrtarisht fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”!

Pas një eksperiencë të paharruar, që ka zgjatur më shumë se tre muaj, ai rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurovëve.

Iliri dhe Donaldi, që kanë hyrë në shtëpi që nga dita e parë, janë konsideruar shpesh si konkurrentët më të fortë të këtij reality show. Dy artistët kanë garuar me njëri-tjetrin, teksa e kanë shprehur hapur konkurrencën mes tyre.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë banorët që prekën finalen e madhe.

Beniada ishte e para që u eliminua, pas më herët kishte marrë nhjë suprizë nga familjaët e saj dhe nga këngëtari i saj i preferuar, Sinan Hoxha.

Einxhel dhuroi emocione nga takimi me babanë e saj në dhomën e surprizave dhe më pas u eliminua.

Gara vazhdoi në fund mes aktorit Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri. Balerini shkoi në Teatrin e Operas dhe Baletit ku kërceu me nënën, i shoqëruar nga sopranoja Inva Mula. Ndërsa aktori shkoi drejt Pallatit të Kongreseve, ku po ashtu takoi nënën dhe së bashku dëgjuan këngëtarin Alban Skënderaj.

Katër finalistët, përveç mijëra fansave, fituan 10 mijë euro, ndërsa fituesi, i zgjedhur nga votat e publikut merr 100 mijë euro.

Top Channel

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments