Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinion"Dështim me hapjen e kufijve, hapjen e shkollave dhe sa dështime...

“Dështim me hapjen e kufijve, hapjen e shkollave dhe sa dështime tjera..

Autor: Naser Pajaziti

#Dështim me hapjen e #kufijve, hapjen e #shkollave dhe sa dështime tjera..

Është e pakuptimtë pse spo i hapin kufijtë pa teste, derisa qytetarët e Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe vende tjera po lëvizin lirshëm, por sigurisht duke ndjekur masat e kontrollit dhe përkujdesjes.

Ministri #Filipçe ka disa javë që po kalkulon me nervat e qytetarëve, duke premtuar e manipuluar se jo këtë javë, e jo tjetrën javë do të vendoset për kufijtë.

Janë me qindra biznese që janë pranë mbylljes së tyre, pasi që varen edhe nga konsumatorët nga Kosova, nga Lugina e Preshevës, por edhe më gjerë.

Një pronar i një biznesi në City Mall në Shkup qahet se shitja e mallit të tij për 60 për qind varej nga konsumatori kosovar, por ja që tani do të detyrohet të mbyll biznesin dhe se për këtë fajëson direkt Qeverinë, e cila po mendon se me subvencionet simbolike mund të shpëtojë diçka.

Një pompë benzine në Kumanovë gati cdo ditë furnizonte me nga 500 deri 1000 litra naftë makinat nga Presheva, Bujanoci e më gjerë, e sot pronari i saj thotë se po përballet me mbijetesë dhe se nuk di se si do të jetë fati i biznesit të tij.

Këto janë dy shembuj që pasqyrojnë vendimet fatale të kësaj Qeverie me protagonistët, Filipçe që çdo ditë përveç statistikave Covid-19, dhe fajësimit të qytetarëve, nuk ka çfarë të thotë tjetër.

Populli tashmë është vetëdijësuar dhe mund të themi se në masë të madhe po respektohen masat e kujdesit, por faji është tek ju që po vazhdoni rrugëtimin pa krye.

https://www.facebook.com/617970305/posts/10158371853575306/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!