Monday, June 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaDëshmor për atdheun, ushtari ukrainas hedh në erë veten për të shembur...

Dëshmor për atdheun, ushtari ukrainas hedh në erë veten për të shembur urën që mos kalojnë tanket ruse

Në një luftë ka viktima, por ka edhe të vetëflijuar për të ndihmuar atdheun që të jetë i lirë.

Kështu është rasti edhe një ushtari ukrainas që doli vullnetarë për të shembur urën që mos kalonin rusët me tanke, duke hedhur edhe veten në erë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim thotë se ura ishte e minuar dhe gati për t’u hedhur në erë. Mirëpo, një autokolonë ruse po kalonte mbi të dhe koha e mjaftueshme për ta shpërthyer në mënyrë të telekomanduar eksplozivin mungonte. Pikërisht në atë çast, Vitaliy Volodymyrovich një ushtar i ri në moshë, thirri në radio njësinë e tij operative.

Ai tha se do të dilte vetë vullnetar për të shpërthyer urën që rusët mos kalonin. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm avancimin e armikut, duke lejuar njësinë të ri-vendoset dhe të organizojë mbrojtjen e saj.

Ushtari i dha lamtumirën shokëve të tij dhe më pas aktivizoi eksplozivin në mënyrë manuale, duke hedhur urën në erë dhe duke i prerë rrugën autokolonës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments