Me këtë mot që po ftohet, ne kemi më shumë tendenca që të konsumojmë më shumë ushqim. Shujtat fillojnë të bëhen më të shpeshta, dhe motivi për të shkuar në palestër zvogëlohet për shkak të shiut, borës dhe motit të ftohët.
Por s’keni pse të brengoseni, sepse një gjë shumë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë gjatë dimrit. Mjafton që të konsumoni çaj të gjelbër rregullisht, dhe metabolizmi juaj do të shpejtohet, si dhe dhjami do të digjet, transmeton Telegrafi.
Gjethet e çajit të gjelbër janë të mbushur me antioksidantë të fuqishëm dhe vlera ushqyese, gjëra të cilat e fusin këtë çaj në mesin e pijeve më të shëndetshme në botë.
Por, si saktësisht ju ndihmon çaji i gjelbër të humbni peshë?
E shpejton metabolizmin
Çaji i gjelbër përmban polifenole sikur flavanoidet dhe antioksidantë të fuqishëm si ‘Epigallocatechin Gallate).
Këta përbërës ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit, rrjedhimisht në humbjen e peshës. Pija gjithashtu i rritë nivelet e energjisë, që do të thotë se mund të stërviteni për periudha më të gjata kohore.