Deputeti nga rradhët e ASH-së Syreja Rushiti në seancën e sotme për besimin e Qeverisë deklaroi se po diskutohet për ndërtimin e një qeverie e cila fatkeqësisht bazamentin e ka në themelet e kompremetimit të demokracisë dhe të kidnapimit të përfaqësuesit të popullit, dhe e cila për 5 vite vetëm dështime ka treguar, shkruan Alsat.
“Ja ku jemi sot këtu në ndërtimin e një qeverie e cila fatkeqësisht bazamentin e ka në themelet e kompremetimit të demokracisë dhe të kidnapimit të përfaqësuesit të popullit, të një qeverie e cila na ka dorëzuar një dokument të cilin e quajnë program, por kjo nuk është asgjë tjetër veç se pasqyrim më i mirë i të gjitha dështimeve të qeverisjej suaj këto 5 vite. Besoni se edhe ne si opozitë po të kishim pasur mundësi ti kishim shkruar këto gjëra kaq bukur si i keni bërë ju nuk do ta kishim bërë, si mos të jetë ashtu ku në programin e Qeverisë shoh që do të ndërtohet rruga Shkup-Bllacë, turp, bëjeni njëherë dhe mos e shkruani më se na turpëruat të gjithëve. Edhe kjo do duket do ta ketë fatin e e atij projektit të famshëm të vendkaimit Llojan-Miratoc”, tha Rashidi.