Deputeti i LSDM, Rubin Zemon ka dyshime se tragjedia e madhe e aksidentit fatal në rrugën Shkup – Tetovë është e porositur nga jashtë, përcjellë INA.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se “ka mundësi që kjo është e porositur nga jashtë.
“Duhet të jemi të kujdesshëm tanimë kur vendi jonë po ecën në rrugën e duhur, dhe kjo mund të mos i shkojë për shtati dikujt. Disa miq të mi nga jashtë nuk e përjashtojnë mundësinë për sabotimin e autobusit dhe kjo është bërë nga jashtë. Për shkak se mejkerët anti-NATO që janë kujdestarë në opinion menjëherë filluan të ndezin ndjenjat e qytetarëve. Nuk guxojm të shmangin këtë dyshim”, ka theksuar ndër të tjera Zemon, deputeti i LSDM-së nga Ohri.