Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDeputeti i Aleancës Surija Rashidi e pyet Zaevin për paditë e ndaj...

Deputeti i Aleancës Surija Rashidi e pyet Zaevin për paditë e ndaj zyrtarëve të BDI, ja përgjigja e tij

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhjen e Kuvendit për pyetjet e deputetëve që mbahet të enjten e fundit të çdo muaji, u përgjigj në pyetjen e deputetit të Aleancës për shqiptarët, Surija Rashidi, për paditë e ngritura ndaj zyrtarëve të BDI-së duke thënë se ata janë ngritur në vitin 2015 dhe të njejtat nuk janë hequr nga ana e paditësve, pra nga LSDM-ja, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Atë çka e shoh në media dhe atë e di deri tani. Paditë janë ngritur dhe institucionet kanë punuar për to. Ne nuk kemi hequr asnjë. Disa nga këto padi janë ende duke u punuar, disa janë hudhur poshtë pasi nuk ka fakte” tha Zaev.

Rashidi tha se nuk ka ndonjë pyetje shtesë por vetëm shtoi se Zaev si paditës duhet të dijë epilogun e padive.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments