Friday, April 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDeputetët, ministrat dhe funksionarët nga ky muaj filluan të marrin rrogat e...

Deputetët, ministrat dhe funksionarët nga ky muaj filluan të marrin rrogat e larta

Deputetët si nga pushteti ashtu edhe nga opozita nuk kanë thënë asnjë fjalë për faktin se gjatë përllogaritjes së pagës së marsit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për vetëm 8 ditë kanë marrë nga 16.000 denarë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shpallur më 23 mars, pasi që janë shfuqizuar dy nene të Ligjit për paga dhe kompensime të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

“Me këtë vendim, pagat e zyrtarëve do të rriten për 78 për qind”, deklaroi “Analiza në TV24”, Trpe Deanoski nga Sindikata e të punësuarëve në administratë.

Nëse nuk ka ndryshime në zbatimin e këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët do të duhet të marrin 1750 euro tashmë në prill, ndërsa ministrat rreth 1850 euro. Deri tani rrogat e tyre kanë qenë nga 1200-1300 euro.

Këto ditë Ministria e Financave u ka dërguar një interpretim institucioneve se pagat e reja të zyrtarëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të llogariten sipas pagës bruto dhe jo sipas pagës neto.

Kjo do të thotë se pagat e tyre mund të rriten nga 55 në 78%, në varësi të koeficientëve, ose nga 1500 në 3500 euro paga bruto. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments