Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDeputetët i dhanë edhe një herë besimin Zaevit

Deputetët i dhanë edhe një herë besimin Zaevit

“Për 62 vota”. Kush është kundër? Kundër nuk ka. Kush është i përmbajtur. Të përmbajtur nuk ka.

Zaev para votimit deklaroi se ky mocion kishte për qëllim përgënjeshtrimin e pretendimeve të opozitës maqedonase në krye me Hristijan Mickoskit se posedon shumicë e cila do ta rrëzon Qeverinë “Zaev 2”

6 muaj pasi unë mora besimin për këtë Qeveri, 6 muaj thonë se kjo Qeveri do të bjere, se nuk ka besim. 3-4 muaj paralajmërojnë procedura për mos besimin e Qeverisë e që sot të mos jenë as prezent në sallë. Kjo është çështje guximi dhe përgjegjësie- deklaroi Zoran Zaev.

Paraprakisht opozita akuzoi kryeministrin se po kërkon mocion pa diskutim, duke iu shmangur problemeve reale të qytetarëve.

Nuk kishit fuqi dhe guxim të kërkoni në bazë të nenit i cili parashikon debat 3 ditë në Kuvend ku do t’i thoshim të gjitha anomalitë e kësaj Qeverisë. Duke ikur nga opinioni doni ta mbuloni mos furnizimin me vaksina, vdekshmërinë e lartë dhe atë që ministri i cili është për luftë kundër korrupsionit i thotë mediave duhet të flisni çka ju them unë sepse unë ju mbaj me para- tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria mundohet t’i mbulon të gjitha keqpërdorimet që janë bë brenda këtyre muajve. Mos të flasim për korrupsion, për shkeljen e arsimit posaçërisht atij shqip, mos të flasim për mungesën e investimeve për vitin 2021 në vendbanimet shqiptare. Të ja rikujtojmë kryeministrit, deputetëve të shumicës se shqiptarët janë ata të cilëve iu shkelet e drejta juridike kushtetuese edhe për protestë- pohoi Skender Rexhepi, Deputet i AAA-së.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut përcakton afat kohor prej 90 ditëve mes dy mocioneve i cili duhet respektuar. Mocion tjetër i menjëhershëm mund të parashtrohet vetëm nëse i njëjti ka mbështetjen e të paktën 61 nënshkrimeve. Lideri i opozitës Hristijan Mickoski tashmë disa javë paralajmëron shumicë të re parlamentare e cila sipas tij do ta rrëzonte Qeverinë aktuale. Megjithatë Mickoski deri tani nuk ka deklaruar me cilat parti parlamentare është në negociata me pretendimin se opinioni do të befasohet nga rrëzimi i Qeverisë. Aktualisht shumicën parlamentare e përbejnë Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja. Së fundi nga grupi parlamentar i LSDM-së i u shkëputën dy deputet të Partisë Liberal Demokrate dhe një deputet i Lidhjes Demokratike.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!