Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaDënohet familja shqiptare në Zvicër që ia ndaloi të bijës dashurinë e...

Dënohet familja shqiptare në Zvicër që ia ndaloi të bijës dashurinë e sinqertë

Në Kantonin Valis të Zvicrës, një prind kosovar nuk e ka akceptuar mikun e vajzës së vet – me këtë rast, familja e ka terrorizuar çiftin e ri. Tani, janë dënuar babai dhe i vëllai.

Autoritetet juridike të Valisit, para pak kohësh është dashur të merren me një rast, në të cilin një vajzë e re është ngacmuar nga familja e saj, për shkak të mikut të saj. Gjithçka kishte filluar në muajin maj të vitit 2015: Vajza e re e cila kishte përfunduar shkollimin e tregtisë, ishte njoftuar me një nxënës. Sikurse ajo, edhe ky ishte me origjinë nga Shqipëria, por nuk i përshtatej familjes, shkruan «Walliser Bote», përcjellë Shtegu.com.

Sipas prokurorit të Oberwallis, vëllai i vajzës e kishte pritur të dashurin e saj pas daljes nga puna, duke e detyruar të futet në veturën e tij. Së bashku me një vëlla tjetër, ata e kanë rrahur mikun e vajzës, duke i shkaktuar lëndime në nofulla. Gjithashtu, ai është kërcënuar „se nuk do të mund të qëndrojë më në këmbë“, po që se vazhdon edhe më tej lidhjen me motrën e tyre. Edhe babai i vajzës ka kërkuar që ajo ta përfundojë lidhjen me te.

Vajza është dashur ta dorëzojë celularin, në mënyrë që të ndërpriste kontaktin me te. Babai u saj gjithashtu kishte organizuar disa të afërm për vëzhgim të rregullt të vajzës në vendin e saj të punës, për të penguar ndonjë takim eventual të të dashuruarve.

Pasi vajza i refuzonte këto masa, ajo u dërgua tek të afërmit e saj në Lozanë. Atje ajo ishte e detyruar të heqë dorë nga praktika e saj, përcjellë më tej Shtegu.com. Por, vajza e shfrytëzoi një rast dhe u zhdukë në një qendër për mbrojtje të grave në Brig. Pas denoncimit të saj, Prokuroria në Oberwallis ka shpallur fajtor babain dhe vëllain e vajzës. Ata u dënuam me gjobë të kushtëzuar prej 2.550 dhe 1600 frangash zvicerane dhe dënim prej 600 dhe 300 frangash, vendime të cilat të akuzuarit i pranuan.

Dirk Baier, kriminolog në Universitetin e Cyrihut për shkenca të aplikuara (ZHAW), e spjegon fenomenin: «Në familjet me struktura patriarkale, vajzat shpeshëherë janë të kontrolluara dhe martesa e tyre aranzhohet me partner të caktuar. Partneri i gabuar do të dëmtontë nderin e familjes. Ai ka njohuri për vetëm pak raste në të cilat situata ka eskaluar si në këtë rast.

Baier e ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë: «Kjo dëshmon se një qëndrim i tillë nuk është konform me kulturën tonë. Është pozitive që ajo ka gjetur strehim në qendër. Këto oferta janë të rëndësishme, për t`i ndihmuar gratë e prekura.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!