Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDëmtohen 30 shtëpi nga shiu i rrëmbyeshëm në Tetovë

Dëmtohen 30 shtëpi nga shiu i rrëmbyeshëm në Tetovë

Be.sar Durmishi nga komuna e Tetovës për TV21 deklaroi se ka rreth 30 paraqitje të dëmit të shtëpive si pasojë e vërshimeve në Tetovë. Durmishi tha se mbrëmjen e kaluar 10 persona janë akomoduar në hapësirat e zjarrfikësve pasi nuk kanë pasur strehë si pasojë e dëmtimit të shtëpive nga moti i ligë.

“Theksoj se edhe ditën e sotme kemi ende qytetarë që na paraqiten, ujin e kanë nëpër bodrumet e tyre dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në terren. Deri më tani janë paraqitur afërisht 30 qytetarë të cilët uji dhe vërshimet ua kanë dëmtuar shtëpitë e tyre. Ka pasur diku 10 persona shkaku që uji ka kapluar tërësisht shtëpitë e tyre, janë strehuar tek hapësirat e zjarrfikësve”, tha mes tjerash Durmishi duke apeluar deri tek Qeveria që ta marrin seriozisht situatën në Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments