Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderDëmtimet e lojtarëve të Kombëtares Kuq e Zi ndryshojnë listën e Silvinjos,...

Dëmtimet e lojtarëve të Kombëtares Kuq e Zi ndryshojnë listën e Silvinjos, tjetër titullar shqetëson trajnerin

*Dëmtimet e njëpasnjëshme të futbollistëve kuqezi janë kthyer në problemin më të madh për trajnerin Silvinjo, i cili në Ligën e Kombeve në këtë edicion është detyruar vazhdimisht të ndryshojë protagonistët në listat e tij apo edhe në fushën e lojës për ndeshje të veçanta.

Dëmtimet kanë sjellë ndryshime edhe në listën e fundit me emra si Broja, Manaj, Gjimshiti, Kumbulla e Bare që kanë mbetur jashtë. Por në radhët e ekipit, ka një tjetër emër që shqetëson jo pak trajnerin, pasi bëhet fjalë për një titullar fiks të Kombëtares dhe një nga emrat më të rëndësishëm të saj.

Kristjan Asllani ka pësuar një dëmtim që në grumbullimin e kaluar në tetor me kombëtaren kuqezi dhe për shkak të tij ka qëndruar disa javë larg fushave të lojës, Në muajin mes dy grumbullimeve, mesfushori ka luajtur vetëm 20 minuta ndaj Arsenalit në mesjavën e kaluar pikërisht për shkak të situatës me gjurin e tij të djathtë,

Prej tre javësh ai stërvitet me mbrojtëse në gjurin e këmbës së tij, për të shmangur ndonjë problem në përplasje dhe të njëjtën gjë po bën edhe në grumbullimin e Kombëtares. Në stërvitjen e fundit, Asllani ka qenë me këtë mbrojtëse në këmbë, duke kryer punën atletike me pjesën tjetër të skuadrës, por gjithmonë i monitoruar me kujdes nga stafi mjekësor.

Çdo problem për Asllanin do të ishte një telash shumë i madh për Silvinjon, pasi nga këmbët e tij kalon thuajse e gjithë manovra e kuqezinjve, duke e kthyer mesfushorin në një nga emrat e pazëvendësueshëm në radhët e ekipit, përkrah Strakoshës, Mitajt, Ismajlit dhe Ramadanit të cilët kanë luajtur çdo minutë deri tani në këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!