Dënimi me burg të përjetshëm nuk e ka thyer Demë Shehun e Grupit të Kumanovës. Në mesazhin e parë pas shqiptimit të këtij dënimi, Demë Shehu nuk duket aspak i penduar.
“Rrnoftë UÇK, rrnoftë Shqipëria. Edhe 100 vite po të jetoja,secilën ditë të jetës sime do të sakrifikoja për lirinë e popullit tim. Lavdi bashkëluftëtarëve tanë që ranë heroikisht në betejën e Lagjës së Trimave me 9-10 maj”, ka shkruar Shehu.
Ndryshe, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.