Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDEMANT/Lëvizja BESA – Afrim Gashi: Nuk ka vend për panik – vazhdon...

DEMANT/Lëvizja BESA – Afrim Gashi: Nuk ka vend për panik – vazhdon procedura gjyqësore

“Pas publikimit në një portal se, gjoja grupi i mashtruesve dhe falsifikuesve të emrit dhe të brendit të Lëvizjes BESA, e kanë fituar kontestin gjyqësor, po sqarojmë për opinionin e gjerë dhe aktivistët e denjë të Besës se bëhet fjalë për alarm të rremë dhe se kontesti gjyqësor vazhdon.

Në dokumentet që i ka publikuar portali përkatës, pa e marrë edhe qëndrimin tonë, shihet qartë se Gjykata Themelore II i ka pranuar ndryshimet statutare që ata i kanë mbajtur në të a.q. kongres të partisë dhe nuk ka të bëjë fare me kontestin tonë gjyqësor.

Me këtë rast e njoftojmë opinionin se, pas anulimit të vendimit të shkallës së parë nga Gjykata e Apelit, procedura gjyqësore vazhdon në Gjykatën Themelore II dhe kjo pritet të përfundojë së shpejti, duke e kthyer Lëvizjen BESA në atdheun e saj autokton, te anëtarësia dhe themeluesit e saj të vërtetë” – thonë nga Lëvizja BESA,Afrim Gashi, kryetar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments