S. M. (60) nga fshati Novosellë në Shkup është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Peçurishte”.
Rastin dje rreth orës 16 në stacionin policor në Draçevë e ka paraqitur B.K., bashkëfshatar i tij, i cili e ka informuar policinë se deri sa ka dalur të shëtisë, e ka gjetur bashkëfshatarin e tij S.M. të shtrirë në tokë, pa shenja jete.
Ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.