Deklaratë nga Anëtarët e Bashkësisë lokale të Veleshtës në Zvicër
Të nderuar vëllezër dhe motra Veleshtarë
Diaspora Veleshtare në Zvicër dhe ne si pjesë e kësaj Diaspore krenohemi që përkrahim që nga fillimi i
migrimit Veleshtën tonë të dashur. Në kohët më të vështira ku politika nuk ka mbajtur përgjegjësi
adekuate për fshatin tonë, Diaspora Veleshtare është treguar shtyllë e saj. Investimet dhe donacionet nga
Diaspora janë jetike për ekonominë lokale.
Gjatë viteve të fundit për fatin e mirë të Veleshtës nga Diaspora ka pasur shumë mënyra për ta
përkrahur. Njëra nga mënyrat e përkrahjes ka qënë anëtarësia vjetore në person prej CHF 50.-
drejtëpërdrejt në Bashkësinë lokale Veleshtë. Këto të holla i janë vënë në dispozicion Bashkësisë lokale
për nevojat e ndryshme të fshatit.
Në javën e kaluar u zgjodh në Veleshtë Struktura e re e Bashkësisë lokale. Me keqardhje ju informojmë,
të nderuar vëllezër dhe motra, që Anëtarët në Zvicër të Bashkësisë lokale të Veleshtës do të tërhiqen nga
përkrahja e drejtëpërdrejtë e Strukturës së zgjedhur të Bashkësisë lokale në mënyrën e lartëpërmendur të
anëtarësimit.
Mosinkuadrimin dhe mosrespektimin e Diaspores Veleshtare në Zvicër në këtë proces e interpretojmë si
mungesë vlerësimi. Duhet të kuptohet dhe respektohet fakti, që ne jemi pjesë e rëndësishme e
Veleshtës në shumë aspekte.
Sa i përket paralajmërimit të zgjedhjes së Bashkësisë lokale e kemi bindjen që është dashur të bëhet
lajmërimi shumë më paraprakisht. Gjithashtu mund të përdoreshin të njëjtat rrjete sociale që u përdoren
për t’u kunderpërgjigjur shumë shpejt një deklarate tjetër. Nuk shohim një shkak që flet kundër informimit
paraprak.
Imamin e fshatit e kemi informuar drejtëpërdrejtë që më datë 17.03.2011 në një takim në Dietikon
(Zvicër), që nuk pajtohemi me këtë kombinim të detyrave politike dhe fetare.
Kemi konstatuar që ka përzierje detyrash midis Anëtarëve të Këshillit të Xhamisë dhe Këshillit të
Bashkësisë lokale. Ne këtë fakt nuk e akceptojmë dhe jemi të bindur, që fuqitë ekzekutive duhet të jenë
të ndara shumë qartë nga njëra tjetra duke shmangur konfliktin e interesit.
Në këtë deklaratë jemi të drejtëpërdrejtë dhe objektiv. Nuk flasim për një person si individ por për
funksionin ose detyrën e personit. Ne kemi përkrahur çdo kryesi që në mënyrë transparente dhe
proaktive (paraprakisht) na është drejtuar dhe nuk kemi konsideruar bindjen partiake por të mirën e
fshatit. Një pjesë e konsiderueshme e të hollave që Struktura e re ka pranuar nga Stuktura e kaluar
rrjedhin nga anëtarët në Zvicër, andaj presim një përkushtim të ndërgjegjshëm në përdorimin e këtyre të
hollave.
Vendlindja jonë e dashur është për ne burimi i jetës tonë dhe nuk do ta lëmë pa përkrahje. Partitë shkojnë
dhe vijnë, mirëpo gurthemelet tona mbesin. Me anëtarët në Zvicër të Bashkësisë lokale do të evaluojmë
mënyra alternative për të përkrahur edhe në të ardhmen Veleshtën tonë të shtrejntë.
Me respekt,
Anëtarët në Zvicër të Bashkësisë lokale Veleshtë
Fjalaonline.info