Dauti: Qeveria VLEN–VMRO po shkruan histori, sukses dhe rezultate në qeveri e në zgjedhje!

0
22

Dauti: Qeveria VLEN–VMRO po shkruan histori, sukses dhe rezultate në qeveri e në zgjedhje!

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është rezultat i punës së tyre. Sipas Dautit VLEN-VMRO është qeveri që po dëshmon rezultate historike në praktikë. Reagimi i Dautit vjen në atë drejtim duke dëshmuar suksesin e partneritet VLEN-VMRO si në qeveri ngjashëm edhe në zgjedhje. 
„ Fitorja në zgjedhjet lokale si për ne si për partnerin tonë qeveritar nuk ishte befasi e as triumf por vetëm dëshmi apo vulë se qytetarët janë të kënaqur me këtë pushtet. Bashkëpunimi frytshëm qeveritar dha frytet e veta edhe në këto zgjedhje lokale. Prandaj, ky partneritet do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në raudin e dytë, madje edhe më fuqishëm. Ne u qëndrojmë besnik votuesve tanë, por jemi korrekt dhe respektojnë partneritetin qeveritar përmes të cilit po avancojmë shoqërinë tonë. Mbështetja gjithmonë është dhe do të jetë reciproke. Ndër qeveritë më të suksesshme të viteve të fundit, ajo e VLEN–VMRO-së mbetet shembulli i qeverisjes pa hije. Asnjë aferë korruptive, asnjë skandal, asnjë shkelje e parimeve të transparencës. Në vend të aferave, kjo qeveri ka vendosur luftën kundër korrupsionit si prioritet të parë. Në vend të diskriminimit, barazinë reale dhe investimet në zonat shqiptare. Në vend të keqmenaxhimit, zhvillimin dhe efikasitetin institucional“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që propagandat dhe pluhuri që po ngrihen do të bien shpejt, ngelen vetëm rezultatet e dukshme. Sipas Dautitopozita ka pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje lokale, dhe për këtë duhet të bëjnë reforma e jo të shpifin. 
„Prandaj, çdoherë propaganda bie dhe rezultatet mbeten. Ata që humbën kërkojnë shpëtim në shpifje. Por populli i sheh rezultatet, dhe ato flasin më qartë se çdo deklaratë, siç folën më 19 tetor do të flasin edhe më 2 nëntor. Sot vendi ka më shumë siguri, më shumë investime, më shumë zhvillim e më shumë shpresë. Kjo është qeveria që nuk flet për sukses ajo e dëshmon me punë. Ilaçi për shërimin e dëshpërimit nga humbja janë reformat, e nëse keni probleme tjera e keni doktorin në koalicion, kërkoni ndihmë nga ai. Duke ju ndihmuar juve i ndihmon edhe vetes!“, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.