Daut Memishi dhe rinistët aksion për dhurimin e gjakut: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

0
8

Daut Memishi dhe rinistët aksion për dhurimin e gjakut: Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kandidati i VLEN per Tearcen, Daut Memishi së bashku me rinistët kanë organizuar aksion për dhurimin e gjakut.

“Dhuro gjak, shpëto jetë!🩸
Me iniciativë të të rinjve në Komunën e Tearcës, sot u organizua një aksion humanitar për dhurimin e gjakut. Si kandidat për kryetar komune, së bashku me anëtarët e shtabit lokal, morëm pjesë me kënaqësi të madhe në këtë aktivitet, duke treguar përkushtimin tonë ndaj vlerave humane dhe solidaritetit.🅾️

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me ndikim të madh, është mundësia për të shpëtuar jetë dhe për të treguar kujdes për njëri-tjetrin. Falenderojmë edhe drejtorin e transfuziologjisë në Maqedoninë e Veriut, z.Amir Elezi për kontributin e dhënë në këtë drejtim.🅰️🅱️💉

Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen në aksione të tilla, sepse çdo pikë gjaku është një shpresë për jetë.🆎️”, ka shkruar Memishi.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5