Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniData e zgjedhjeve: 8 korriku oferta e fundit e Zaevit

Data e zgjedhjeve: 8 korriku oferta e fundit e Zaevit

8 Korriku – Dita e Mërkurë, është oferta e fundit e liderit socialdemokrat Zoran Zaev për liderin e opozitës Mickoskin rreth datës së zgjedhjeve. Pas takimit të mbrëmshëm të pasuksesshëm tek Presidenti Pendarovski, sot LSDM-ja bëri edhe një tentativë për marrëveshje.

“ Ja heq dorë nga 5 Korriku dhe pajtohem që zgjedhjet të jenë më 8 Korrik – Të Mërkurën, ku të Hënën, të Martën do të votonin të sëmurët, qytetarët në vetizolim dhe rastet pozitive të cilët janë nëpër spitale po në shtëpi, kurse do të kycen në votime ehe të gjithë të sëmurit kronik, më të moshuarit e të tjerët. Vetëm bashkë të sigurojmë pjesëmarrje në zgjedhje, të merr pjesë opozita e kjo të jetë në afat të kuptueshëm, me qëllim që vjeshtën ta presim me parlament aktiv dhe me qeveri politike me legjitimitet të plotë”,tha Zaev.

Mickoski ka paralajmëruar se nesër do të prononcohet rreth këtij propozimi. Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se, se sot është dita më e zezë e korona-krizës, Maqedonia është Vuhani ballkanik, kurse Zaevi spekulon me data. Nga opozita kanë përsëritur kushtet për zgjedhje.

“VMRO-DPMNE-ja insiston që së pari të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Lidhur me procesin zgjedhor insistojmë për respektimin e plotë të Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Zaevi dëshiron zgjedhje për misionin mbikqyrës të OSBE-së dhe të mos kemi listë të pastruar zgjedhore. Zaevi dëshiron zgjedhje ku do të numërohen viktimat nga korona dhe pa monitorim cilësor ndërkombëtar. Kjo është vjedhje dhe therrtore zgjedhore e jo konfirmim i vullnetit të popullit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Edhe pse situata e jashtëzakonshme skadon sonte në mesnatë kjo nuk do të thotë se do të ketë zgjedhje më 5 Korrik. Presidenti Pendarovski mbrëmë paralajmëroi se ka mundësi ta ndryshojë vendimin për situatën e jashtëzakonshme dhe ajo të vazhdohet për disa ditë, me qëllim që të arrihet te konsensusi partiak për datën e zgjedhjeve. /KlanMacedonia

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!