Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniDarkë dhe muzikë! Grenell krah Vuçiqit: Natë e mrekullueshme

Darkë dhe muzikë! Grenell krah Vuçiqit: Natë e mrekullueshme

I dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka publikuar një video ku shfaqet krah presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Pas vizitës në Prishtinë, një delegacion amerikan vizitoi Beogradin për të nënshkruar disa pakte që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Anëtarët e delegacionit amerikan dhe serb në videon e publikuar nga Grenell shfaqen duke darkuar nën tingujt e muzikës mbi një anije në Danub.

Në sfond dëgjohet kënga “Sweet Home Alabama”, ndërsa të dy delegacionet duken të gëzuar.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd duke kënduar Alabama dhe West Virginia në një natë të mrekullueshme”, ka shkruar Grenell.

Around

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments