DAP ka publikuar listën e borxhlinjve nr. 06/2019 për borxhe të realizuara deri më 28.02.2018 dhe të papaguara deri më 31.05.2019 me bazë të TVSH-së, tatim për shpërblime, tatim personal, tatim për realizim, kontribute nga sigurimet personale të domosdoshme, akciza për të cilët shuma totale parashihet të kalojë:
Më shumë se 120.000 denarë për persona fizik dhe të pavarur në ushtrimin e detyrës;
Më shumë se 300.000 denarë për persona juridik.
Lista e borxhlinjve është shpallur në web faqen e DAP-it në përputhshmëri me nenin 9 të Ligjit për procedurë tatimore.