Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDAP, Policia Financiare dhe Inspektorati i Tregut me kontrolle shtesë për manipulimet...

DAP, Policia Financiare dhe Inspektorati i Tregut me kontrolle shtesë për manipulimet që bëhen në pompat e benzinës

Policia Financiare bashkë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, zbatojnë kontrolle të shtuara dhe gjithëpërfshirëse për t’i parandaluar manipulimet gjatë furnizimit të ushqimit dhe derivateve. Aksioni vjen pasi ditët e fundit në pompat e benzinës kufizohej sasia e karburantit të cilin mundeshin ta mbushin qytetarët, kurse në marketet ishin tërhequr produkte të caktuara ushqimore, sepse priteshin çmime të reja më të larta.

“Sa i takon pjesës për të cilën është kompetente DAP-it, në marketet e mëdha janë dhënë urdhra që të kontrollohet puna e tyre gjatë 6 muajve të fundit për faturat hyrëse dhe dalëse dhe të shihet nëse kemi mosrespektim të vendimit të Qeverisë. Çdo institucion vepron në suaza të fushëveprimin e tij, në pjesën e super-marketeve të mëdha dhe qendrave të shpërndarjes. Po, janë konstatuar disa shkelje të dispozitave nga vendimi i Qeverisë, për çka janë shqiptuar edhe gjoba adekuate. Atje ku ka nevojë do ta vazhdojmë periudhën për kontroll“, tha Sanja Lukarevska, drejtoreshë e DAP.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments