Në video shihet arsimtari Mustafaj, i cili pa fije turpi ka kapur një nxënëse për qafe dhe e tërheq nga vetja atë. Ai më pas e puthë atë në sy të nxënësve tjerë e më pas e prekë edhe në pjesën e gjoksit.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ky rast nuk është denoncuar në Policinë e Kosovës dhe nuk është trajtuar nga organet e rendit.
Kujtojmë se për rastin që bëri bujë të madhe, Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar Adem Mustafajt masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Po ashtu masa ka marrë edhe Drejtoria e Arsimit në Pejë, të cilët kanë suspenduar nga puna mësimdhënësin për gjashtë muaj.
Nëse provohet fajësia e arsimtarit, veprimet e tilla ngjasojnë dhe mund të cilësohen edhe si pedofili.
Sinjali inkurajon këdo që posedon pamje e informacione për raste të tilla, t’i dërgojnë në redaksi pa hezitim, me garanci të plotë për moszbulim të identitetit të denoncuesit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Shiko videon