Aktori Çun Lajçi ishte mysafir këtë emision të n’Kosovë Show. I përlotur ai ka shpjeguar ditët e tij që prej vdekjes së vajzës së tij, Bubulinës, muajin e kaluar.
Lajçi, i cili ndodhej në Amerikë kur mori lajmin për vdekjen e së bijës, shpjegoi se në kontinentin tjetër shkoi për të shituar librat e tij dhe kështu me kthimin në Kosovë, synonte që sërish të vazhdonte me shërimin e të bijës.
I ftuari tjetër i këtij episodi është Shaqir Palushi, drejtor i kompanisë ‘Frutek’. Palushi i premtoi aktorit se do t’i ndihmonte në renovimin e banesës.
Ndërkohë Halil Kastrati, kryetar i shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ foli për punën humanitare.