E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do ti thoni për mua. Poashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj.
Vëllezër, motra, miq.., dhe gjithë ju të dashurit e mij, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na mer prindër, motra, vëllezër, por na mer edhe bijë e bija.
Të dashur: KUJDES, KUJDES, KUJDES, RESPEKTONI MASAT!
Mbroni veten, mbroni prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët. Mbrohuni!
Zjarri djeg aty ku bie, e dhimbja përvëlon vetëm ato zemra që i prek!
P.S. Ngushëllime familjes Mamuti, e Rijadit Zoti ia pastë falë Parajsën!
Ilir Hasani-Zv.Ministër i Shëndetësisë