P.asi të stabilizohet situata, çmimi i naftës në bursat botërore me siguri do të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, për Alsat thotë se pritjet janë, që kur të mbarojë kjo krizë shëndetësore dhe ekonomike, do të stabilizohet edhe lëvizja e çmimit të naftës. Dhe kjo periudhë duhet të jetë pas procesit të vaksinimit. Bislimovski pret që çmimi të rritet atëherë, pasi kërkesa do të rritet.
Zakonisht kur rritet nevoja për naftë bruto, dhe ajo do të jetë e nevojshme për shumë ekonomi në botë, edhe konsumi do të rritet, pritja është se do të ketë rritje në çmimin e naftës. Nuk mund të jetë asgjë tjetër”-tha Marko Bislimovski, kryetar I Komisionit Rregullator Energjetik.
Komisioni Rregullator Energjetik përcakton çmimin sipas asaj që ndodh në bursat një javë më parë, thotë Bislimovski. Gjegjësisht, merren të dhënat nga Bursa Mesdhetare. Dhe ajo që është më aktuale në bursat është se shfaqja e llojit të ri të virusit Korona dhe pas mbylljes së aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rënie drastike të çmimeve të naftës. Por, sapo u tha se vaksinat do të mbulonin edhe këtë virus të ri, çmimet u rritën dhe situata u normalizua. Komisioni Rregullator Energjetik konfirmon se jo vetëm kjo, por të gjitha ndryshimet në çmimin e naftës në bursat, janë të lidhura ngushtë me kovid krizën.
Komisioni Rregullativ Energjetik:
JANAR – DHJETOR 2020
EUROSUPER BS 95 – ulje e çmimit për 7.5 denarë, ose 11 për qind
EUROSUPER BS 98 – ulje e çmimit për 7.5 denarë, ose 10,7 për qind
EURODIZEL BS 95 – ulje e çmimit për 9,5 denarë, ose 15,2 për qind
Analizën që Rregullatori e përgatiti për Alsat tregon se nga fillimi i vitit deri në fillim të këtij muaji, Euro Super 95 shënon rënie për 11 për qind. Dhe çmimi është zvogëluar për 7.5 denarë për litër. Me çmimin më të ulët Euro – Super 95 është shitur nga 6 deri në 13 Prill – nga 48 denarë për litër. Në të njëjtën periudhë, çmimi më i ulët është regjistruar edhe për BS 98, dhe është shitur për 50 denarë për litër. Ky derivat regjistron çdo vit një rënie të çmimit në pikat e karburanteve nga 10.7 për qind, ose 7,5 denarë për litër në periudhën janar-dhjetor të këtij viti. Sa i përket dizelit/naftës, të dhënat tregojnë se në periudhën e analizuar çmimi me pakicë ka rënë për 9.5 denarë, ose pak më shumë se 15 për qind. Nga 27 prilli deri më 4 maj, dizeli shënoi çmimin më të ulët, dhe në ato shtatë ditë në vend u shit për 42.5 denarë për litër.
Ile Petreski