Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) ka njoftuar se nga mesnata do të ketë ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i benzinave do të ulet për një denar për litër, ndërsa nafta dhe vaji ekstra i lehtë do të jenë më të lira për gjysmë denari përcjell INA.
Çmimet e reja që do të hyjnë në fuqi nga mesnata janë:
Benzina BS-95: 74,0 den/l
Benzina BS-98: 75,0 den/l
Nafta: 68,0 den/l
Vaji ekstra i lehtë: 67,5 den/l
Vendimi i KRRE-së pason ndryshimet e fundit në bursat ndërkombëtare të naftës dhe luhatjet e kursit të valutave.(INA)
