“Çmenden” komentatorët e Zvicrës pas golave të Shaqirit e Xhakës (VIDEO)

0
18

Komentatorët e Zvicrës kanë festuar si të çmendur golat e Xhakës dhe Shaqirit, pas fitores 2-1 kundër Serbisë.

Heronjtë e Zvicrës, por edhe të gjithë shqiptarëve. Kështu konsiderohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka që shkëlqyen kundër Serbisë, duke shënuar nga një gol në fitoren 2-1 të Zvicrës, të cilët festuan duke bërë shqiponjën.

Komentatorët e Zvicrës, nga kantoni i italianëve, kanë qenë të papërmbajtshëm, ata kanë shpërthyer pas golave të Xhakës e Shaqirit. /Gazeta Express/