
Athina dhe Shkupi arritën marrëveshje historike për të zgjidhur kontestin shumëvjeçar për emrin, deklaroi kryeministri grek Alexis Cipras.
Kam një lajm të mirë. Para pak kohë arritëm marrëveshje me kryeministrin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, i tha Kryeministrit grek Alexis Cipras Presidentit Prokopis Pavlopulos në fillim të takimit të tyre në pallatin presidencial për ta informuar atë për marrëveshjen e arritur.

 
 
 

 
		 
 
		 