Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇfarë po ndodh me rajonin? Pas Maqedonisë së Veriut dhe Malit të...

Çfarë po ndodh me rajonin? Pas Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, edhe Bullgaria heq dorë nga Eurovision-i

Bullgaria është vendi i tretë që tërhiqet nga Eurovision pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Pak ditë pas njoftimit se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk do të marrin pjesë në Eurovisionin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet në Liverpool të Anglisë në pranverën e vitit 2023, edhe Bullgaria njoftoi se nuk do të marrë pjesë.

Organizata, sipas BBC, përmendi koston ekonomike si arsye.

Rrjetet televizive kombëtare paguajnë një shumë parash çdo vit për të marrë pjesë në Eurovision, si tarifë hyrjeje, e cila ndryshon sipas madhësisë së vendit.

Megjithatë, pasi Rusia u përjashtua nga konkursi për shkak të luftës në Ukrainë dhe Britania mori përsipër ngjarjen e radhës, BBC njoftoi se disa vendeve u ishte kërkuar të paguanin më shumë për të kompensuar “ndryshimin”, pasi kontributi i Rusisë mbuloi një pjesë të madhe.

“Përveç kostos së konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm që burimet ekzistuese t’i japim për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara,” citohet të ketë thënë Bullgaria nga radio dhe televizioni malazez RTCG.

Kostoja totale e pjesëmarrjes për të gjithë transmetuesit e përfshirë është normalisht rreth 5 milion £, por shuma e saktë e paguar nga secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!