Abdulla Mehmeti
POLITIKA FLEN NË SHTRATIN E ATIJ QË E FINANCON, JO TË ATIJ QË I PREMTON!
Meqë gjendja e shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa e shqiptarëve në Maqedoni në veçnati, është tepër e mjerushme, kurse Qeveria e Shqipërisë gati asnjëherë nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme (kinse në emër të paqes, stabilitetit në rajon dhe fqinjësisë së mirë), është koha që së pari të organizohet një KONFERENCË E DONATORËVE (nga shqiptarë dhe të huaj) për nevojat e lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe projekte zhvillimore më të ngutshme.
Çfarë mund të presin shqiptarët në Maqedoni nga partitë politike aktuale të tyre, shumica e të cilave financohen hapur (ashiqare) nga fondacionet e huaja, fondet e zeza të shërbimeve të huaja sekrete, si dhe nga nëntoka kriminale?!
Pse duhet të mashtrohen në pafundësi shqiptarë në Maqedoni, sidomos nga politikanët aktualë dhe mediat komerciale, se ata që paguhen dhe kontrollohen nga të huajit mund t’i nxjerrin shqiptarët nga kjo gjendje ku kanë rënë deri më sot?!