Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaÇdo vit e më shumë po kërkojnë leje qëndrimi në Gjermani

Çdo vit e më shumë po kërkojnë leje qëndrimi në Gjermani

Çdo vit, gjithnjë e më shumë të huaj po transferohen në Gjermani.

Mirëpo, Gjermania nuk e ka përqindje më të lartë të banorëve të huaj të çdo vendi në botë.

Por, pavarësisht nga fluksi i të huajve, marrja e dokumenteve për qëndrim të përhershëm mund të jetë pak e ndërlikuar.

Mbani në mend se nëse jeni shtetas i BE-së, nuk keni nevojë të aplikoni për qëndrim të përhershëm, pasi edhe nënshtetësia juaj evropiane ju jep të drejtën të jetoni në Gjermani.

E nëse po mendoni që të aplikoni për qëndrim në Gjermani është një listë e gjatë e kushteve që duhet t’i plotësoni.

E drejta për të jetuar përgjithmonë në Gjermani jepet nga leja e qëndrimit të përhershëm ose leja e vendbanimit (Niederlassungserlaubnis), transmeton albinfo.ch.

Nuk është e njëjtë me nënshtetësinë apo pasaportën gjermane, por do t’ju lejojë të qëndroni në Gjermani për një kohë të pacaktuar.

Ju, gjithashtu, do të keni të drejta për të studiuar dhe punuar, të cilat janë gjëra shumë të ngjashme me ato të dikujt me shtetësi.

Mënyrë tjetër e qëndrimit në Gjermani është edhe nëse jeni nga shtetet e BE-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments