Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, asnjë lëndë nuk do të shfuqizohet, fondi për orët mësimore do të rritet, do të sigurohet zhvillimi i karrierës për mësuesit, të cilët do të jenë më të motivuar për të punuar, tha ministrja Carovska në takimin e sotëm me mësimdhënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme. Sipas Carovskës, mësuesve në takim u pëlqeu propozim-koncepti për zhvillimin e mësimit për shkak që sipas saj, kjo mundëson autonomi në krijimin dhe organizimin e orëve.
“Mendoj se u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve. Asnjë nga mësuesit nuk do të humbasë vendin e punës, koncepti do të futet në faza, fillimisht në klasën e parë dhe të katërtin, pastaj në 2022-2023 – klasa e gjashtë, e dytë dhe e pestë, dhe kështu, për gjashtë vjet, ne do të kemi një sistem të qëndrueshëm të arsimit fillor, i cili kryesisht do të përqendrohet në nevojat e nxënësve”, tha mes tjerash Carovska.