Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniCarovska: 3000 denarë shtesë për të rinjtë deri 23 vjeç

Carovska: 3000 denarë shtesë për të rinjtë deri 23 vjeç


4.000 të rinj deri në 23 vjeç, që aktualisht punojnë në ndonjërën prej kapaciteteve prodhuese, do të marrin kompensim nga 3000 denarë secili. Ajo që punëtorët e rinj duhet të bëjnë, për të ushtruar këtë të drejtë është të aplikojnë në Agjencinë e Punësimit dhe të lënë një llogari transaksioni.

Kur diskutojmë me popullatën e re, nëse duan të përfshihen në prodhimtari, dilemat këtu janë bërë disi më të qarta, se ata më mirë do të zgjidhnin një punë tjetër, sesa prodhimin. Por kjo duhet të ndryshojë, ekonomia lëvizë nëpërmjet këtyre kompanive, që janë vendore, që janë të forta dhe që iu ofrojnë të rinjve një jetë cilësore – tha Milla Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Ne mendojmë se të gjithë ata të rinj, që nuk janë për në fakultet, nuk duan të shkojnë në fakultet, mund të fillojnë të punojnë më herët. Tradita në vendin tonë është 26-27 vjet, kur ata zakonisht planifikojnë të fillojnë një familje, pastaj të fillojnë të punojnë, dhe deri atëherë ndodhin një milion fenomene devijuese, si alkoolizmi dhe gjëra të tjera – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Alsat

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments