Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëÇanak: Ministri serb më tha ‘nuk mund të fle, i kemi gjetur...

Çanak: Ministri serb më tha ‘nuk mund të fle, i kemi gjetur 16 varreza masive të shqiptarëve në Serbi’

Ekzistimi i disa varrezave të tjera masive të shqiptarëve në Serbi është përmendur gjatë një debati në një medium serb ditë më parë.

Ndonëse gjatë debatit në emision “Qirilica”, ish-zyrtari i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë në kohën e luftës në Kosovë, Urosh Uvashkoviç, ka mohuar të jetë në dijeni dhe të ketë parë kufoma të trupave të shqiptarëve, ish-kryetari i Parlamentit të Vojvodinës njëherësh kryetar i Lidhjes Socialdemokrate, Nenad Çanak, ka folur për deklarimet e ministrit te atëhershëm të policisë lidhur me ekzistimin e 16 varrezave të mundshme, për të cilat ishte marrë vendim që të mos flitej publikisht.

“Më duket ti ke qenë aty Çedo kur ministri i Policisë, Dushko Mihajlloviq, e tha këtë fjali: ‘Nuk mund të fle. Më duhet ta ndaj këtë me juve’. I kemi gjetur 16 varreza masive në Serbi. Pra, 16 varreza masive në Serbi. Dhe kur kam parë se çfarë kemi gjetur aty, duhet ta ndaj këtë me ju, dhe të merremi vesh se çfarë duhet bërë me gjithë këtë? U paraqita për të folur, dhe i thashë se nuk e kuptoja pyetjen. Kjo ka qenë shpejt pas 5 tetorit, mbase janari a shkurti. “Çka të bëjmë me gjithë këtë”, i thashë, nuk po e kuptoj pyetjen. Nuk jemi këtu për t’i fshehur krimet e ish-regjimit, por që t’i zbulojmë. D.m.th. nesër konferencë për shtyp, t’i marrim me vete gazetarët prej një lokacioni në tjetrin që të bëhen xhirime e që më pas të vendosim se çfarë do të bëjmë. Atëherë, Zoran Gjingjiqi, i cili përherë është mbajtur i rezervuar se nuk kishte qejf ta impononte mendimin e tij, ani që ka pasur peshë të madhe. Tha: “Jo, jo. Këtë punë duhet hetuar, por nuk duhet dhënë shumë publicitet, sepse kush do të investojë në një shtet ku sa herë që të mihësh tokën do ta nxjerrësh një kafkë. Atëherë e kuptova se e kishim një problem të brendshëm serioz”, kishte thënë Çanak.

Drejtori i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili që nga fillimi ishte i kyçur në procesin e gërmimeve dhe shfarosjes së trupave, thotë se në Batajnicë që nga viti 2006 më nuk është kryer asnjë gërmim derisa shton se nga 9 varreza që ishin kryer gërmimet, dy prej tyre kishin rezultuar negative.

Në mesin e 26 trupave që ishin gjetur në njërën prej varrezave masive në Batajnicë, ishin edhe tre anëtarët e familjes së Ngadhnjim Bicurrit.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjeve të të pagjeturve, Bajram Qerkini, thotë se në Batajnicë ka ende lokacione të dyshimta.

Një javë më parë ishte ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili drejtoi kërcënime ndaj serbëve të cilët flasin dhe tregojnë për lokacionet e mundshme të trupave të shqiptarëve të varrosur.

Kjo deklaratë e Daçiqit bëri që të reagojnë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

21 vjet pas luftës, Kosova ka mbi 1.600 persona të zhdukur nga lufta e fundit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!