Policia ka arrestuar një burrë që ka mbytur të dashurën e tij infermiere në Spanjë dhe dërgonte mesazhe nga llogaritë e saj online për të fituar kohë për arratisjen.
Zëdhënsi i policisë në Valencia tha se 29 vjeçari kolumbian Janner Jimenez Ortiz, punonjës picash, u arrestua në stacionin e trenit në Gjenevë të Zvicrës si i dyshuar për vrasjen e Yesica Gularte.
Trupi i uruguajanes u gjet nga policia në makinën e saj Citroen C3 në një vend të zbrazur pranë shtëpisë ku ata jetonin në Valencia.
Infermierja ishte zhdukur prej një jave para se autoritetet të bënin zbulimin e tmerrshëm të hënën.
Ata thanë: “Sot autori i vrasjes së një gruaje trupi i së cilës u gjet në një makinë në Valencia u arrestua në Zvicër.
“Hetuesit në Valencia zbuluan se i dyshuari ishte larguar nga vendi dhe me anë të mekanizmave ndërkombëtare realizuan lokalizimin dhe kapjen e tij”.
Ata shtuan se Jimenez kishte dërguar mesazhe të rreme nga llogaritë e ish-partneres së tij në Instagram buke tentuar të bindte miqtë e saj të mos shkonin në polici për ta kërkuar.
Motra e Yesica, Adriana Vera bënte apel për informacion në rrjetet sociale për gjetjen e vendndodhjes së vrasësit duke shkruar: “Ky është Janner Jimenez Ortiz, vrasësi i motrës time Yesica Daniela Gularte.
“Kolumbiani e ka vrarë atë në Valencia dhe tani është në arrati. Shpërndani këto pamje në mënyrë që të bëhet drejtësi.”
Një tjetër mikeshë e viktimës Laila Barrios tha: “Janner është një person xheloz dhe kontrollues. Nuk kisha kurrë besim te ai.”
Autopsia në trupin e viktimës së zhveshur tregonte se Yesica ishte rrahur e mbytur.
Policia po e heton vrasjen si dhunë shtëpiake deh shtuan se nuk do të japin informacione deri në fund të hetimeve.