Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBurri qëllon me armë gruan e djalin dhe më pas vetëvritet, detaje...

Burri qëllon me armë gruan e djalin dhe më pas vetëvritet, detaje nga krimi i rëndë

Burri qëllon gruan me të cilën ishte në proces divorci dhe djalin e tij, më pas vetëvritet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Primavalle, një periferi të Romës.

Autori, një ish-roje sigurie 67-vjeçar dhe gruaja e tij 63-vjeçare vdiqën nga plagët e rënda; ndërsa në gjendje kritike ndodhet djali i çiftit, 44 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, por e kapi plumbi i armës me të cilën babai i tij i qëlloi nënën.

Çifti i bashkëshortëve gjetën vdekjen sapo mbërritën në spital.

67-vjeçari u kishte hapur derën e shtëpisë së tij pasi gruaja dhe djali kishin shkuar për të marrë rroba dhe sende të tjera personale, pasi ata ishin larguar nga banesa.

Në kulmin e një grindje të ashpër me gruan e tij (e cila shpërtheu për arsye që nuk dihen ende), ai fillimisht e qëlloi me thikë dhe më pas me armë. Ndërsa plumbi preku djalin, duke parë situatë, u vetëvra.

“Kjo vrasje është si pasojë e koronavirusit. Njerëzit kanë frikë nga ideja e vdekjes, nervat janë të tensionuar. Shpresojmë që mjekët së shpejti të gjejnë trajtime të vërteta dhe një vaksinë, sepse kjo nuk është jetë”, thanë disa nga banorët e lagjes për mediat italiane.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments