Një 30 vjeçare nga një fshat i Strugës, me qëndrim të përkohshëm në Ohër, dje rreth orës 16:20 raportoi se burri i saj D.G. nga Prizreni, në mënyrë të paligjshme e mori fëmijën e tyre njëvjeçar,informohet Struga Ekspres.
Ndërsa ajo ishte në punë personi D.G e mori fëmijën, më pas nuk u përgjigj telefonatave dhe në të njëjtën kohë mori dokumentet e udhëtimit (të fëmijës dhe të tij), si dhe kartat e kreditit.Po merren masa për të qartësuar plotësisht rastin, informojnë nga MPB.
(Struga Ekspres)