Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBurim Demiri: Kush luan me labunishtarët!?

Burim Demiri: Kush luan me labunishtarët!?

Kush luan me Llabunishtarët?!

Të nderuar bashkëfshatarët e mi në Llabunisht, motra dhe vëllezer. Dje pashai i Strugës, partia në pushtet nëpërmjet mediave strugane, Struga Ekspres dhe Strugalajm i kishte nxjerrur nënshtruesit e tij që të na tregojnë që ka ndërmend të mbyllë shkollën Shqipe në Llabunisht, duke u bazuar në faktet që mësimdhënësit Shqiptar nuk marrin paga. Dua tju tregoj dhe tu informoj që BDI- DUI (Partia trashëguese e Lidhjes Komuniste të Maqedonisë) e ka zv. Ministrin e Arsimit, këtë dikaster e ka udhëhequr edhe në Qeverinë e mëparshme të Nikolla Gruevskit kështu që nuk e di se kush nuk ka vullnet të paguajë mësimdhënësit Shqiptarë.
Tash më kur në Strugë u bashkua ideja e Vëllazërim – Bashkimit sipas modelit të Jugosllavisë së vjetër dhe vullneti i popullit Shqiptar u fundos.
LSDM dhe BDI koalicioni i Vëllazërim – Bashkimit me mekanizma që çojnë drejt strategjisë së vjetër të Qubrilloviqit për asimilimin dhe shpërnguljen e Shqiptarëve.

Ramiz Merko, Ali Ahmeti, Zoran Zaev duan që ne shqiptarëve të Llabunishtit të na bëjnë „Makedonski Muslimani“ , të na zhdukin identitetin tonë kombëtar dhe ta ndryshojnë historinë e gjyshërve tanë, që kanë sakrifikuar për Kombin.
Çudi më vjen, se kaq shumë na nënvlerësojnë ne Llabunishtarëve saqë edhe në pozitat drejtuese të institucioneve në Llabunisht kanë caktuar persona që nuk janë nga Llabunishti. Ne kemi kuadër nga Llabunishta që mund të udhëheqin me të gjitha drejtoritë përkatëse, nuk na duhen partiakët e nënshtruar të Ramiz Merkos dhe BDI-së të politizuar në praktikat antikombëtare dhe interesat e tyre personale dhe partiake.

Ju bëj thirrje që me gjithë forcën që kemi ta ruajmë identitetin tonë Kombëtar dhe Kulturor, duke mbrojtur arsimin në gjuhën tonë të shejntë Shqipe.

Kam respekt për Ju dhe jam gjithmonë në shërbimet Tuaja.

Burim Demiri- Llabunishta

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!