Burim Buffy Nasufi paralajmëron kandidimin me Listë për Këshillin e Strugës
Edhe pse duhen edhe disa muaj deri në zhvillimin e zgjedhjeve lokale tashmë në Strugë kanë filluar kalkulimet e para .Me interes në Strugë përvec kandidatëve për kryetar komune paraqitet edhe sfida për anëtarë të Këshillit komunal të Strugës.Në këtë drejtim interesin për tu ballafaquar në garën për Këshillin komunal të Strugës ka shfaqur Burim Buffy Nasufi nga Veleshta e Strugës i cila për Strugalajm.com ka thënë se do të kryesojë një listë të pavarur për këshilltar në zgjedhjet e pritshme vendore të vjeshtës.Nasufi thekson se para elektoratit strugan do prezantohet me angazhimin që në pushtetin vendor të prezantojë dhe të përfaqësojë kategoritë e qytetarëve të cilët deri tani nuk kanë qënë të papërfaqësuara në Këshillin komunal.Ai thekson se angazhimi primar i listës së pavarur që ai do kryesojë do të jenë të pamundurit,rinia si dhe zhvillimi i turizmit.Ndërsa një premtim i Nasufit është që honorarin financiar që do u takojë këshilltarëve të Listës së tij do jepet familjeve me vështirësi financiare.Burim Buffy Nasufi thekson se në ditët në vazhdim do të konsultohet edhe me personalitetet të tjerë që do i bashkohen listës së tij.”Struga ka nevojë për zhvillim ”përfundoi ai,përcjell Struga Ekspres.