Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBullgaria dënon djegien e flamurit në Vevçan

Bullgaria dënon djegien e flamurit në Vevçan

“Pas publikimeve mediatike të djegies së flamurit bullgar në fshatin Vevçani në Republikën e Maqedonisë së Veriut, urdhërova ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov që t’ia shprehë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pakënaqësinë tonë të thellë për atë akt vandal. Ambasadori Angellov tashmë ia ka dorëzuar një notë të ashpër proteste Ministrisë së Jashtme të RVM-së- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Pas reagimit të Sofjes, Ministria e Jashtme dhe Presidenti dënuan aktin e djegies së flamurit bullgar.

Ministria e Jashtme
“Tradita shekullore nuk duhet të rrezikohet përmes aktiviteteve që nënçmojnë ose fyejnë popujt, kombet, veçanërisht fqinjët tanë. Dënojmë djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë në Karnavalin në Vevçani, një akt që jo vetëm dëmton reputacionin e Karnavalit por gjithashtu dëmton reputacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”

“Djegia e flamurit të Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan është e papranueshme dhe e dënueshme. Midis fqinjëve është e nevojshme të ndërtohet besimi, mirëkuptimi dhe respekti- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Spasovski incidenti kishte prapavijë politike.

“..aty ndodhi një situatë në të cilën, për arsye politike, dikush dëshironte të krijonte incident që do të ishte sensacion për opinionin- pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme konfirmoi për Alsat se ngjarja është dokumentuar dhe se ndaj personit që kreu aktin do të fillojë procedurë adekuate, sapo t’i verifikohet identiteti.

Ministria e Brendshme
“Dje në orën 15:00 gjatë defilimit të personave të maskuar në Vevçani, një person mbante në dorë flamur të Republikës së Bullgarisë, të cilin, gjatë djegies tradicionale të maskave në qendër të Vevçanit, e lëshoi në zjarr dhe e dogji. Ngjarja është dokumentuar dhe pasi të konfirmohet identiteti i personit, ndaj tij do të shqiptohet kallëzim adekuat.”

Anesa Salihu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!