Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: Janë përmbushur të gjitha parakushtet që të sillet vendim pozitiv...

Bujar Osmani: Janë përmbushur të gjitha parakushtet që të sillet vendim pozitiv më 26 mars

Komisioni Evropian në raportin e jashtëzakonshëm për progresin e vendit tonë edhe një herë e konfirmoi rekomandimin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, bëri të ditur sot pasdite zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Në konferencën për medie në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Osmani tha se në raport qartë konstatohet përcaktimi reformues i shtetit veçanërisht përmes rezultateve të suksesshme në sferat të cilat Këshilli Evropian i ka përcaktuar si prioritete siç janë gjyqësori, administrata publike, shërbimet e sigurisë dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Në raport konstatohet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë progres shtesë edhe atë jo vetëm në miratimin e ligjeve por edhe në zbatimin e ligjeve me sukses dhe funksionim të suksesshëm të institucioneve”, tha Osmani dhe shtoi se me atë përmbushet edhe parakushti i dytë, gjegjësisht janë përmbushur të dy parakushtet që më 26 mars të sillet vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Pret vendimi për fillimin e negociatave të sillet edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë.

Osmani informoi se në ueb faqen e Parlamenti të Holandës është publikuar raporti nga deputetët të cilët e kishin përgatitur pas vizitës në vendin tonë, në të cilin janë konstatuar vlerësime pozitive për progresin e Maqedonisë së Veriut dhe për nevojën për fillimin e negociatave me BE-në.

Zëvendëskryeministri theksoi se para samitit në mars do të pastrohen dilemat se vallë vetëm shteti ynë ose në pako me Shqipërinë do t’i fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, dhe se është optimist se do të marrim datë për negociata.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!