Ali Ahmeti i duhet akoma Bashkimit Demokratik për Integrim. Kështu u shpreh sot zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani në mbledhjen e kreysisë në Recicë të Vogël .
Ai bëri të ditur se në pjesën e parë të mbledhjes do të diskutohet mbi vetingun dhe proceset eurointegruese, ndërkaq në pjesën e dytë organizimi i kongresit të radhës.
Osmani ka komentuar rikthimin e mundshëm të Hazbi Likës në kongresin e radhës.Sipas tij, secili ka të drejtë të kandidoj për organet e caktuara të partisë.