Rrugët vështirë të kalueshme e mungesa e njerëzve është e pranishme për kohë të gjatë. Megjithatë 25 kilometra nga qendra e Mitrovicës, shihet se larg nga qyteti, edhe aty ka jetë.
Përveç se banojnë, ka njerëz që marrin çdo ditë këtë rrugë që nga Mitrovica deri në fshatin Selac, për të punuar.
Shukrane Hoti për 14 vite me radhë punon si arsimtare në shkollën “Bislim Halimi”.
E për të, s’është e panjohur ecja në këmbë për në punë.
Madje këtë vit edhe shoferi i cili i transportonte hoqi dorë nga puna.
Jo vetëm shoferi i furgonit të mësimdhënësve braktisi fshatin Selac.
Nga ky vend janë zhvendosur edhe shumë banorë të tjerë.
Prandaj në klasë janë vetëm tri banka, e në gjithë shkollën vetëm gjashtë nxënës.
Kështu thotë drejtori i shkollës Xhevdet Zeneli.
Ai tregon shkakun pse numri i nxënësve është duke u zvogëluar.
Për gjashtë nxënësit e kësaj shkolle, janë tetë mësimdhënës e në shkollë punojnë gjithsej 11 persona.
Një herë në javë aty paraqitet edhe dikush tjetër. Në emergjencën e fshatit, çdo të hënë vije një doktor i cili kontrollon nxënësit e banorët.