Monday, February 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBorë në Maqedoni, ja ku po bie për momentin! Apelohet për kujdes

Borë në Maqedoni, ja ku po bie për momentin! Apelohet për kujdes

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Siç njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të dobëta bore po shënohen në Mavrovë dhe në qafat malore Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, ndërsa reshje bore me intensitet të mesëm po regjistrohen në Kodrën e Diellit dhe në Krushevë, por për momentin nuk janë pengesë për zhvillimin e komunikacionit.

Në akse të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka janë të mundshme rrëshqitje më të vogla dheu. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Ndërmarrje me të gjitha makineritë dhe fuqinë punëtore në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve. Ekipet e tij kujdestare, thekson, janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha rrugët të kalueshme.

Pjesëmarrësit në komunikacion mund të marrin të gjitha informacionet e detajuara në numrin e telefonit 02 25 61 502.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments