Reshje të mëdha të borës dhe shiut priten ditët në vijim në Maqedoni, njofton Enti hidrometeorologjik.
Reshje të mëdha të borës veçmë kanë filluar në disa vende të larta. Madje për shkak të reshjeve intenzive të dëborës në vendkalimin malor Strazhë veçmë është vendosur kufizim për qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit.
Kufizimi është vendosur prej sot ora 16 e 40 minuta. Siç njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë, prej orës 16 e 10 minuta për shkak të reshjeve të borës kufizim për mjete të rënda transporti është vendosur edhe në qafemalin Mavrovë.
Sipas paralajmërimeve, reshjet e borës mund të lëshohen edhe në vendet më të ulëta.