Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar fshatin Klenjë në Trebisht. Banorët bëjnë thirrje përmes Report Tv për ndihmë, pasi trashësia e dëborës arrin në 55 cm.
“I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë, pasi jemi të bllokuar nga dëbora” shprehen banorët. Ndërkohë që në Dibër janë bllokuar edhe disa njësi të tjera, si Lura, Kalaja e Dodës, Selishta dhe Ostreni.
Por përpos Dibrës, probleme ka pasur edhe në Kukës, ku dëbora ka rënë me intensitet të lartë për disa orë me radhë në lartësitë mbi 700 metra, trashësia e së cilës në aksin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetër. 5 borëpastruese të kompanisë mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit kanë larguar borën nga rruga dhe kanë hedhur kripë.
Gjithashtu, moti është shoqëruar dhe me erëra të forta, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa njësi, si Grykë-Çajë, Gjolaj, Has, në disa fshatra të njësisë Bytyq. Trashësia e dëborës arrin nga 8 cm në Morinë, deri në 15-18 cm në Valbonë./Express/